/Top News – Bullgaria ‘shuplakë’ Ramës/‘Sillu si europian’, kryeministri-Hiq veton ose më duroni

Top News – Bullgaria ‘shuplakë’ Ramës/‘Sillu si europian’, kryeministri-Hiq veton ose më duroni

Bullgaria iu përgjigj ashpër të premten kritika të forta të kryenistrir Edi Rama në Bruksel, duke e paralajmëruar se po rrezikon marrëdhëniet ndër-shtetërore mes dy vendeve.
Sipas Sofjes zyrtare, gjuha e përdorur nga Kryeministri Edi Rama gjatë samitit në Bruksel, nuk i shkon për shtat një politikani e aq më pak, liderit të një vendi që dëshiron të hyjë në BE.
Reagimi erdhi pasi kreu i qeverisë e quajti “një turp” qëndrimin e Bullgarisë në lidhje me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Madje Rama theksoi dje se Bullgaria po mban peng 2 vende të NATO-s.
Por në reagimin e ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, theksohet se Sofja ka qenë gjithmonë ndër ato shtete anëtare të Bashkimit Evropian që kanë mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, edhe kur ishte shumë më e vështirë se sot.
Ironitë dhe deklaratat kaq të ashpra nuk mund të justifikohen. Presim që kryeministri shqiptar t’a përshtatë mënyrën e tij të shprehurit me një gjuhë që i përshtatet një politikani të një vendi kandidat për anëtarësim në BE”, thotë ministria e punëve të jashtme të Bullagrisë duke i kërkuar Ramës të mbajë një ton të mirë komunikimi.
Sipas Sofjes, politikanët largohen por kombet mbeten. Është e papranueshme që marrëdhëniet mes shteteve të bëhen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar”, thotë më tej Sofja zyrtare.
I shpejtë ka qënë edhe reagimi i Ramës i cili thotë se edhe ai ka një problem me mënyrën sesi Bullgaria poa përdor procesin e zgjerimit për interesat e saja.
“Hiqni veton osë më duroni mua”, thotë Kryeministri në një postim në Tëitter, duke kujtuar se iu desh një telefonatë e shkurtëtr me ish-kryeminsitrin Boyko Borissov për të zgjidhur çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri.

Pamje:AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bullgaria#Rama#TopChannel